Lazio ka fituar derbin ndaj Juventusit me rezultat prej 3 me 1.
“Zonja e Vjetër” kaloi e para në epërsi në minutën e 25 përmes Cristiano Ronaldos, i cili shënoi pas asistimit nga Bentancur, transmeton Koha.net.
Por, në vazhdim Lazio arriti të pëmbysë rezultatin, duke shënuar tre herë.
Luiz Felipe barazoi shifrat në minutën e 45+1.
Në pjesën e dytë Juventusi mbeti me një lojtar më pak në fushë kur me karton të kuq u ndëshkua Cuadrado në minutën e 69.
E këtë epërsi numerike në fushë e shfrytëzoi Lazio.
Milinkoviq-Saviq shënoi golin e epërsisë në minutën e 74. E pas pesë minutave nga penaltia nuk u tregua i saktë Immobile.
Kurse në minutën e 90+5 Lazio shënoi edhe njëherë përmes Caicedos, për rezultatin prej 3 me 1.
Lazio me këtë fitore arrin në kuotën e 33 pikëve dhe mban vendin e tretë, derisa në vendin e dytë Juventusi ka 36 pikë.