Shumë skuadra të mëdha evropiane dëshirojnë shërbimet e mbrojtësit të Juventusit Meri Demiral.
Pas interesimit të skuadrës së Milanit, pas Demiralit janë vënë edhe top klubet angleze si Arsenali, Manchester Unitedi dhe Tottenhami.
Sipas asaj që shkruan the Sun, drejtuesit e Tottenhamit kanë filluar kontaktet e para me agjentin e 21-vjeçarit, i cili nuk ka hapësirë të mjaftueshme te klubi torinez, pas ardhjes së De Ligt.
Turku është paraqitur vetëm një herë që nga transferimi i tij tek skuadra e Sarrit, verën e kaluar nga Sassuolo.