Joshua i transformuar kërkon hak ndaj kampionit Ruiz

Joshua i transformuar kërkon hak ndaj kampionit Ruiz

07 December 2019 10:31

Sfiduesi britanik, Anthony Joshua, ishte dukshëm më i lehtë sesa kampioni botëror i peshës së rëndë, Andy Ruiz, në prag të meçit për titullin e botës që do të mbahet të shtunën në Arabinë Saudite.

Në matjet zyrtare që u mbajtën të premten, Joshua ka peshuar hiq më pak se 20 kilogramë më pak sesa Ruizi, i cili e pati mposhtur në meçin e parë të mbajtur në “Madison Square Garden” të New Yorkut gjatë muajit qershor të këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Kur Joshua u ngjit në peshore, ai kishte 107.5 kilogramë që është pesha e tij më e lehtë prej se është futur në boksin profesionist. Kjo peshë shihet si dëshmi se Joshua ka punuar shumë për rimeçin me Ruizin, të cilën dëshiron ta fitojë për t’i kthyer titujt e botës.

Ndërkohë, Ruiz peshoi më shumë sesa para meçit të parë kundër Joshuas. Peshorja u fiksua në numrat 128.3.

Meçi mes këtyre dy boksierëve do të mbahet në Diriyah, afër kryeqytetit Riyadh të Arabisë Saudite dhe do të nisë rreth orës 22:00.

Pasi përfunduan me matjet, dyshja bëri një shtrëngim të duarve dhe për herë të fundit qëndruan përballë njëri-tjetrit para meçit që shihet i rëndësishëm si për Ruizin ashtu edhe për Joshuan.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme