Sport

Allegri: “Gabimisht kemi ndjekur Guardiolan për 20 vite, sistemi i tij ‘tiki-taka’ nuk është për gjithkënd”

Ish trajneri i Juventusit nuk mendon se stili i lojës së menaxherit të Manchester Cityt, fillimisht i prezantuar në Barcelona, nuk është për gjithkënd.

Filozofia ‘tiki-taka’ e Pep Guardiolas e kryer mjeshtërisht nga Barcelona “nuk ishte për gjithkënd”, sipas Massimiliano Allegri.

Në mes të 2008 dhe 2012-ës, Guardiola ka krijuar një nga ekipet më të mira në histori deri sa ishte në krye të Katalanasëve, me super lojtarët, si Lionel Messi, Andres Iniesta e Xavi, transmeton Koha.net.

Barcelona me teknikën e Guardiolas e me këta super lojtar kanë fituar 14 trofe të mëdha gjatë asaj periudhe, duke përfshirë 3 herë kupën në La Liga e 2 herë Ligën e Kampionëve, duke thyer të gjitha rekordet gjatë këtij procesi.

Allegri, i cili u largua në maj nga Juventusi, mendon se i gjithë futbolli ka shkruar drejt modelit të Guardiolas, gjë të cilën ai e sheh si pozitive.

“Ne gabimisht kemi ndjekur Guardiolan për 20 vite. Futbolli i Guardiolas nuk është për gjithkënd. Ne duhet të kemi Iniestan, Xavin e Messin”, ka thënë Allegri.

“Sot unë udhëtoj rreth e rrotull botës, shoh djem duke luajtur futboll, futboll amater, e flas me trajner dhe dëgjoj një gjë që më frikëson mua. Ata flasin si të ishin libra të printuar, apo televizion. Nëse filozofia është e mirë, pse mos ta përdorim atë?. Problemi është rezultati, i cili është realiteti”, është shprehur ai.