Sport

Digne mbetet te Evertoni

Descriptive Text

Mbrojtsi i krahut të majtë, francezi Lucas Digne nuk do të largohet nga Evertoni, pasi me ekipin anglez pritet të firmos kontratë të re afatgjate gjatë këtij muaji, ka raportuar të enjten mediumi britanik “Daily Mail”.

Negociatat mes palëve tashmë kanë filluar dhe klubi i ka ofruar 26-vjeçarit kontratë të re pesëvjeçare deri në verën e vitit 2024, transmeton Koha Ditore.

Digne aktualisht ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2023 kurse këtë edicion ka një gol e katër asistime në 18 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Ai te ekipi anglez u transferua vitin e shkuar nga Barcelona për 20 milionë euro. Digne karrierë ka bërë edhe te PSG-ja, Roma e Lille kurse ka edhe 28 paraqitje me Përfaqësuesen e Francës.