Pavarësisht ofertave nga Arsenali e Manchester Unitedi, qendërmbrojtësi Caglar Soyuncu nuk do të largohet nga Leicester City në afatin kalimtar të janarit.
Në fakt, turku do të jetë pjesë e Leicesterit edhe edicionin e ardhshëm, pasi thotë se po ndihet mirë tek ish-kampioni i Anglisë, raportoi të martën “Daily Mail”.
23-vjeçari këtë edicion ka një gol në 15 ndeshje për Leicesterin, transmeton Koha Ditore.
Te ky ekip u transferua vitin e shkuar nga Freiburgu dhe ka kontratë deri më 2023.
“Klienti im është shumë i lumtur te Leicesteri dhe është i vendosur të mbetet në klub të paktën edhe edicionin tjetër, pavarësisht ofertave që ka”, ka thënë agjenti Mustafa Dogru.