Sport

Juventusi insiston për Pellegrinin

Kampioni i Italisë, Juventusi është i vendosur për të transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit, mesfushorin Lorenzo Pellegrini. “

Gazzetta dello Sport”, ka raportuar të hënën se Juventusi ka bërë gati një ofertë prej 25 milionë eurosh për ta bindur Romën që ta lë të lirë 23-vjeçarin, transmeton Koha Ditore.

Pellegrini këtë edicion ka dhjetë paraqitje te Roma, ku ka bërë tetë asistime. Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2022, por së fundi ka refuzuar rinovimin edhe për një vit tjetër.

Pellegrini te Roma është transferuar para fillimit të edicionit 2017/18 nga skuadra e Sassuolos për 12 milionë euro. Mesfushori ka edhe 12 paraqitje dhe një gol të shënuar për Përfaqësuesen e Italisë.