Golashënuesi më i mirë i Superligës, Blend Baftiu, ka reaguar lidhur me pretendimet se ai nuk e ka përshëndetur gjyqtarin Gramoz Shala, në ndeshjen se hënës, Vushtrria – Ballkani.
Në video-incizimin e KTV-së, Baftiu njësoj sikurse bashkëlojtarët e tij, përshëndet për dore, që të tre gjyqtarët e ndeshjes.
Baftiu është njëri nga futbollistët më të mirë të Ballkanit, ekipit nga Suhareka, që ka mbyllë sezonin vjeshtor të Superligës, në vendin e parë.