Sport

Josh Davis, përforcimi më i ri i “Vreshtarëve”

KB Rahoveci përmes një postimi në Facebook, bën të ditur se Josh Davis, 23-vjeçari nga Detroit, SHBA, është përforcimi më i ri.

“Josh 196 cm i gjatë, ishte pjesë e klubit Western Michigan ku edhe ka pasur paraqitje të rregullta”, shkruan në njoftimin e klubit të “Vreshtarëve”, transmeton Koha.net.

“I njëjti do të arrijë sonte në Rahovec për t’iu bashkuar bashkëlojtarëve në stërvitje. Josh do të jetë i gatshëm dhe në dispozicion të skuadrës sonë për super ndeshjen që zhvillohet të enjten ndaj Yllit”, përfundon njoftimi.