Sport

Arsenali ndahet baras me Norwichin

Foto: Reuters

Arsenali ka ndarë pikët me Norwichin, duke barazuar me rezultat prej 2 me 2.

Pukki i dha epërsinë ekipit vendas në minutën e 21, transmeton Koha.net.

Pas tetë minutave Arsenali barazoi shifrat përmes Aubameyangut.

Megjithatë, vendasit sërish e kthyen epërsinë përmes Cantwellit, i cili shënoi në minutën e 45+2.

E në pjesën e dytë Arsenali arriti të sigurojë një pikë përmes Aubameyangut, që shënoi kur po luhej minuta e 57.

Me këtë barazim Arsenali në kuotën e 19 pikëve dhe mban vendin e tetë. Kurse Norwichi në vendin e 19 ka 11 pikë.