Barcelona ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Dortmundit.
Katalunasit arkëtuan pikët e plota duke shënuar fitore me rezultat prej 3 me 1, transmeton Koha.net.
Suarez, Messi e Griezmann shënuan golat e sotëm për Barçën, derisa golin e vetëm për Dortmundin e shënoi Sancho.
Në Grupin F klubi i Barcelonës është lider me 11 pikë, derisa Dortmundi ka 7 pikë në vendin e tretë, po aq sa Interi në vendin e dytë.