Sport

Basketboll, Ylli mposht Trepçën

Basketboll, Ylli mposht Trepçën
 

Trepça është mundur në shtëpi nga Golden Eagle Ylli me rezultat 77:88 (24:19, 16:25, 19:18, 18:26) në kuadër të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Ndeshja ka qenë shumë interesante, ku vendasit e fitojnë çerekun e parë 24:19. Por, në periodën e dytë mysafirët ishin më të mirë duke e fituar 16:25. Lojë e barabartë u zhvillua në periodën e tretë, që përfundon 19:18, por dallimi është bërë në periudhën e fundit 18:26, që ishte vendimtare dhe Ylli triumfoi në fund me rezultat 77:88.