Sport

Xhaka mund të kthehet te Gladbachu

Foto: Getty Images

Arsenali po mendon të ofrojë Granit Xhakën te ish-skuadra e tij Borussia Moenchengladbachu në janar, ndërsa në shkëmbim të marrë Denis Zakarian, raporton “The Mirror” të dielën.

Xhaka nuk ka luajtur për Arsenalin që nga incidenti famëkeq kundër Crystal Palace më 27 tetor, kur tifozët e Arsenalit e fishkëllyen derisa Xhaka po largohej nga fusha, ndërsa ai më pas reagoi ashpër duke i fyer tifozët dhe duke hedhur shiritin e kapitenit, shkruan Koha Ditore.

Që nga atëherë Xhakës i është marrë shiriti i kapitenit dhe trajneri Unai Emery e ka lënë të hapur mundësinë që kosovari të mos aktivizohet më.

Xhaka mund të rikthehet te Gladbachu, klubi nga i cili iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2016.