Ambasada britanike: Udhëtim i shkëlqyeshëm i Kosovës në kualifikime Foto: Driton Paçarada / KD

Ambasada britanike: Udhëtim i shkëlqyeshëm i Kosovës në kualifikime

17 November 2019 22:06

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka përgëzuar futbollistët e Anglisë për fitore, ndërsa ata të Kosovës për shpirtin luftarak të treguar në terren.

Anglia mposhti Kosovën në “Fadil Vokrri” me rezultat 4:0 në ndeshjen e fundit kualifikuese për evropianin 2020.

“Urime Angli për fitoren sonte. Dhe urime Kosovë për shpirtin luftarak që treguan. Çfarë udhëtimi i shkëlqyeshëm për këtë ekip të Kosovës në kualifikimet e Euro 2020”, thuhet në një postim në Facebook.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme