Sport

“Kuqezinjtë” hakmerren, fishkëllejnë gjatë intonimit të himnit francez

Foto: Reuters

Tifozët e Shqipërisë “ia kanë kthyer borxhin” Francës gjatë intonimit të himnit “La Marseillaise”, duke fishkëlluar, raportojnë mediat në Shqipëri.

Kjo është bërë për shkak se Franca kishte ngatërruar himnin e Shqipërisë në ndeshjen e zhvilluar në “Stade de France” para një muaji.

Shqipëria e Franca po luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020.