Sport

Pajtim Kasami ndërron menaxher, prej Mino Raiolës kalon te Jorge Mendesi

Mesfushori Pajtim Kasami ka ndërruar menaxherin e tij. Futbollisti që luan me skuadrën e Sionit në elitën e futbollit zviceran, nga drejtimi i Mino Raiolës nën menaxhim, ka kaluar te Jorge Mendes.

27-vjeçari Kasami këtë ndryshim e ka bërë për shkak se nuk ka arritur të ndërrojë ambient në skuadër në muajt e fundit, pavarësisht se ka qenë kërkesa e tij, transmeton KTV.

Baseli shprehu interesim të madh për t’i siguruar shërbimet e lojtarit që me Zvicrën ka luajtur në 12 ndeshje, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Kasami sivjet po kalon formë mjaft të mirë. Ai ka realizuar tetë gola dhe ka shtuar dy asistime në 16 ndeshjet e para në Superligën dhe Kupën e Zvicrës.