Mohamed Salahu është lënë jashtë ndeshjeve të radhës të Egjiptit kundër Kenias dhe Comoros si pasojë e një lëndimi në kyçin e këmbës.
Egjipti ka konfirmuar mungesën e Salahut me fotografi që shfaqin sulmuesin e Liverpoolit me një mbrojtëse në kyçin e këmbës së tij të majtë, raporton “SkySports”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSalahu shënoi në fitoren 3-1 të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt të dielën para se të zëvendësohej në minutën e 87-të, transmeton Koha.net.
Ai është ankuar për dhimbje në kyç të këmbës që nga fitorja ndaj Leicesterit më 5 tetor, dhe është dashur të zëvendësohej kah fundi i ndeshjes ndaj Tottenhamit që e fituan 2-1 dy javë më parë.
Salahu ka shfaqur dëshirën e tij për të luajtur për vendin e tij, ka thënë Federata Egjiptiane e Futbollit, por është lënë jashtë pas një takimi mes mjekut të kombëtares, kryetrajnerit dhe kapitenit.
Ai u takua me skuadrën e Egjiptit në Kajro të martën në mëngjes dhe iu nënshtrua testeve, ka thënë EFA në një komunikatë për media.
Liverpooli ndeshjen e radhës e luan kundër Crystal Palacet më 23 nëntor.