Sport

Hendboll, kryendeshja luhet në Ferizaj

Descriptive Text

Në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj zhvillohet derbi i xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll.

Të shtunën (nesër) nga ora 18:00 takohen Kastrioti e Prishtina.

Kastrioti është i katërti me 10 pikë, por ka një takim më pak të luajtur. Prishtina është e dyta me 12 pikë. Prishtina në këtë ndeshje do të jetë dukshëm më e fortë pas kthimit të Deniz Terziqit.

Terziqi ka pasur një periudhë të shkurtër në Kroaci dhe tash do të luajë për Prishtinën. Kampionia në fuqi, Besa Famgas, nuk pritet të ketë telashe për të fituar dy pikë të reja.

Ekipi pejan luan si mysafir i Vushtrrisë, të shtunën (sot) nga ora 19:00. Në termin të njëjtë është edhe takimi Trepça – Llapi, derisa ndeshja Drita – Drenica fillon në orën 18:30. Të dielën është vetëm ndeshja Vëllaznimi – Prizreni (17:30).

Te hendbollistet dy skuadrat e para në tabelë luajnë të shtunën (sot). Ferizaj është mysafir i Shqiponjës në Gjakovë (14:00), ndërsa Istogu e pret skuadrën deçanase Jusuf Gërvalla. Kjo ndeshje fillon në orën 15:00. Të dielën janë tri ndeshje të xhiros së shtatë: Drita – Vëllaznimi (12:30), Samadrexha – Kastrioti (13:30), Vushtrria – Prishtina (17:00).