Sport

Publikohet lista e futbollistëve për ndeshjet me Çekinë dhe Anglinë

Foto: Koha

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020, njofton Federata e Futbollit e Kosovës, transmeton Koha.net.

Ndeshja kundër Republikës së Çekisë do të bëhet më 14 nëntor në stadiumin “Doosan Arena” në Plzen, ndërsa kundër Anglisë, më 17 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Si zakonisht futbollistët e Kombëtares do të akomodohen në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Paraprakisht, të hënën, në orën 11:00, përzgjedhësi Challandes, do të paraqitet në konferencë për media në hotel ‘Emerald’”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kjo është lista:

Image