Sport

Guardiola e vlerëson ndeshjen ndaj Atalantas “si të shkosh te dentisti”

Guardiola e vlerëson ndeshjen ndaj Atalantas “si të shkosh te dentisti”

Të luash kundër Atalantas është si të shkosh te dentisti. Kështu ka vlerësuar trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, pasi kampioni në fuqi i Anglisë në futboll u ndal në një barazim 1:1 në Ligën e Kampionëve të mërkurën mbrëma nga skuadra e Serie A të Italisë.

Atalanta po luan për herë të parë në Ligën e Kampionëve dhe kishte humbur tri ndeshjet e para të Grupit C, përfshirë edhe atë me shifrat 5:1 në udhëtim ndaj Cityt. Por Guardiola ka thënë se bilanci i dobët nuk nënkupton se Atalanta është skuadër e lehtë për t’u mposhtur.