Sport

Publikohet lista e lojtarëve U19 të Kosovës për ndeshjen ndaj Rusisë

Përzgjedhësi i Përfaqësueses U19, Ramiz Krasniqi, ka bërë publike listën e futbollistëve me të cilët do të paraqitet në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, të cilat do të zhvillohen në Uells, prej 12 deri më 20 nëntor.

Grumbullimi i futbollistëve do të bëhet më 10 nëntor në hotel ‘Venus’ në orën 11:00.

Ndeshjen e parë Kosova e zhvillon më 13 nëntor kundër Rusisë, ndeshjen e dytë kundër Polonisë, më 16 nëntor dhe ndeshjen e fundit kundër Uellsit, më 19 nëntor. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.

Lista e futbollistëve
Petrit Terziu
Florent Demiri
Endrit Demolli
Altin Bytyçi
Blend Morina
Albin Krasniqi
Bujar Pllana
Albin Prapashtica
Adonis Aliu
Gentrit Halili
Qendrim Zyba
Hajdin Salihu
Arlind Shabani
Veton Tusha
Leonardo Uka
Valon Zumberi
Granit Berisha
Kevin Halabaku
Leart Sadriu
Artan Asani