Basketbollistet e Prishtinës kanë pësuar humbjen e tretë në Grupin B të EuroCup.
Prishtinaset u mposhtën thellë nga Beshiktashi në xhiron e tretë.
Mysafiret ishin në çdo periudhë më të mira për të fituar në fund me rezultat 58-95.
Në Grupin B, Prishtina është e fundit me tri humbje. MBA Moska prin me gjashtë pikë, Spartaku i Moskës është i dyti me pesë pikë e Beshiktashi i treti me katër.