Sport

Rahoveci pëson sërish në Ligën Ballkanike

Pas humbjes nga Peja në ndeshjen debutuese të Ligës Ballkanike, Rahoveci ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e parë në shtëpi në këtë garë.

Humbjen e dytë këtë edicion në këtë garë ia shkaktoi Ibar Rozaje me rezultat 74:77.

Çereku i parë ishte në të mirë të vendasve, 22:19, por në periudhën e dytë mysafirët krijuan epërsinë e madhe, duke fituar 11:23. Në dy periudhat e fundit, vendasit fituan me distancë jo të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin.

Pas dy ndeshjeve Ibari ka dy fitore, ndërsa Rahoveci dy humbje.