Pas Barcelonës, edhe skuadra e Manchester Unitedit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Interit, argjentinasit Lautaro Martinez. Lajmi është bërë i ditur të martën nga “Daily Mail”.
Martinez te skuadra angleze shihet si përforcim i duhur për repartin e sulmit pas paraqitjeve të mira këtë edicion.
Martinez, 22-vjeçar, ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy herë në 12 ndeshje për Interin në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Interin deri më 2023 dhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 120 milionë eurosh, transmeton Koha Ditore.
Martinez tek Interi është transferuar në verën e vitit të shkuar nga Racing Club për 25 milionë euro dëmshpërblim.
Sulmuesi ka 15 ndeshje dhe nëntë gola me Përfaqësuesen e Argjentinës.