Sport

Ballkani, Trepça ’89 e Drita marrin pikët e plota

Ballkani ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Dukagjinit me rezultat prej 3 me 0.

Dilemën e fituesit vendasit e kanë zgjidhur qysh në pjesën e parë, duke shënuar që të tri golat, transmeton Koha.net.

Baftiu, Hoxha e Topalli shënuan golat për fitoren e Ballkanit.

Ballkani me këtë fitore merr kreun e tabelës me 26 pikë pas 12 ndeshjeve, derisa Dukagjini në vendin e fundit ka 7 pikë.

Derisa në ndeshjen tjetër Trepça ’89 arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Gjilani.

Klubi mitrovicas fitoi këtë takim me rezultat prej 0 me 2.

Arb Manaj shënoi golin e parë në minutën e 61, derisa të dytin e shënoi Hoti pas katër minutave.

Kurse në sfidën tjetër Drita e mposhti Ferizajn në udhëtim me rezultat prej 0-2.

Ishte Bujar Shabani ai që shënoi golin e parë për klubin nga Gjilani në minutën e 59.

Derisa për golin e dytë u përkujdes Betim Haxhimusa në minutën e 70.