Sport

Ylli argjentinas ëndërron Kupën e Botës

Descriptive Text

Lionel Messi thotë se nuk ndihet i mërzitur për faktin se nuk e ka fituar një kupë bote.

Ylli argjentinas që ka fituar trofe të rëndësishme me Barcelonën, të njëjtën gjë nuk ka arritur ta bëjë me kombëtaren e tij, Argjentinën, transmeton KTV.

 “Do të doja shumë të isha kampion bote, por besoj se nuk do të ndërroja gjërat që më kanë ndodhur në karrierë për Botërorin”, deklaroi Messi.

Ylli argjentinas ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe 10 herë titullin kampion të La Ligas.

Ndërkohë, me Kombëtaren argjentinase ka humbur një finale në Kampionatin Botëror.