Holanda e Belgjika po mendojnë t’i bashkojnë ligat

Holanda e Belgjika po mendojnë t’i bashkojnë ligat

23 October 2019 19:46

Eredivisie e Holandës dhe Jupiler Pro League e Belgjikës mund t’i bashkojnë forcat stinorin e ardhshëm për të formuar një “superligë” futbolli me 18 skuadra që do të mund të sfidonte pesë ligat më të mëdha të futbollit evropian, përcjell “Le Monde” të mërkurën.

Planet për të shkrirë dy ligat elitare të shteteve fqinje janë diskutuar edhe në të kaluarën, por tash një format i ri është propozuar për vitin 2020 apo 2021, ndërsa klubet e dy ligave po shikojnë të rrisin vlerën e tyre dhe të joshin lojtarë të kalibrit më të lartë.

Pesë ligat më të mëdha në futboll janë Premier League e Anglisë, La Liga e Spanjës, Bundesliga e Gjermanisë, Serie A e Italisë dhe Ligue 1 e Francës, transmeton “Koha Ditore”. Presidenti i Club Brugget, Bart Verhaeghe ka folur për planin ambicioz të dy shteteve fqinje.

“Ne po krijojmë një garë së bashku me Holandën për të zvogëluar dallimin me pesë top shtetet e Evropës. Një takim i ri është caktuar këtë javë. Kampionati do të kishte 18 skuadra, tetë nga të cilat do të jenë nga Belgjika”, ka thënë Verhaeghe.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme