Sport

Miliku me kontratë të re te Napoli

Sulmuesi polak Arkadiusz Milik ka arritur marrëveshje me skuadrën e Napolit për kontratën e re.

E përditshmja italiane "Gazzetta dello Sport" ka njoftuar të martën se gjithçka do të zyrtarizohet gjatë kësaj jave. Me kontratën e re, Milik do të jetë pjesë e skuadrës së Napolit deri në vitin 2024, transmeton Koha Ditore.

"Milik dhe Napoli kanë arritur marrëveshje për kontratën e re dhe gjithçka do të bëhet zyrtare gjatë këtyre ditëve", ka shkruar gazeta italiane.

Milik te Napoli është transferuar në verën e vitit 2016 nga Ajaxi dhe pati firmosur kontratë pesëvjeçare. Këtë edicion, 25-vjeçari ka realizuar dy gola në katër paraqitje për Napolin në të gjitha garat.