Sport

Bashkëpunimi Kosovë-Gjermani, temë e “Sportit total”

Marrëveshja e bashkëpunimit midis Federatës së Futbollit të Kosovës dhe asaj të Gjermanisë është tema kryesore e Sportit Total, këtë të diel.

Mundësia e një ndeshjeje miqësore ndërmjet Kosovës e Gjermanisë, por edhe bashkëpunimi për ngritjen e nivelit të trajnerëve e gjyqtarëve është përmendur në këtë marrëveshje, e cila në detaje do të diskutohet në “Sportin total” nga drejtuesit e FFK-së.

Rikthimi i futbollit të Superligës, raportet e basketbollit, hendbollit, faullet e javës dhe golat nga top-kampionatet evropiane, do ta veçojnë këtë edicion të “Sportit Total”, që nis nga ora 22:15.