Sport

“Jutarnji”: Kombëtarja e Kosovës – Brazili i Ballkanit që s’i frikësohet askujt

Foto: Reuters
 

Refugjatë. Refugjatë të rritur në pjesë të ndryshme të Evropës, por të mbledhur nën një flamur. Flamurin e tyre. Në shtëpinë e tyre. Shtëpinë që madje kurrë se panë. E njohin nga tregimet - tregimet e përgjakshme dhe të tmerrshme të luftës. Refugjatë lufte që janë në rrugë për në Evropian. Dhe tani ata shkruajnë njëfarë tregimi të tyre. Në po atë vend ku para rreth tridhjetë vjetësh derdhej gjak pa mëshirë, ndërsa tani po lind një shpresë e re e futbollit. Janë hiti i kualifikimeve. I quajnë Brazili i Ballkanit. E ata s’i frikësohen askujt.

Ata janë – Kosova.