Chelsea ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e sotme ndaj Newcastle Unitedit.
Në ndeshjen që e dominoi Chelsea fitoi me rezultat prej 1 me 0, transmeton Koha.net.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Marcos Alonso në minutën e 73 pas asistimit nga Hudson-Odoi.
Me këtë fitore Chelsea arrin në kuotën e 17 pikëve dhe mban vendin e tretë. Kurse Newcastle Unitedi në vendin e 18 ka 8 pikë.