Sport

Barcelona e Spanja janë me fat që kanë Fatin

Barcelona e Spanja janë me fat që kanë Fatin

Sulmuesi 16-vjeçar, i lindur në Guinea-Bissau, po llogaritet ylli i ardhshëm i Spanjës. Ansu Fati, i cili debutoi me ekipin e parë të Barcelonës këtë edicion, ka tërhequr shpejt vëmendjen e të gjithëve dhe tashmë po vlerësohet si ylli i ardhshëm edhe te Përfaqësuesja e Spanjës.

Fati ka luajtur ndeshjen e parë me Përfaqësuesen U-21 të Spanjës të martën dhe të nesërmen ishte nëpër ballinat e të gjitha gazetave spanjolle që kërkonin të jetë pjesë e ekipit A të Spanjës, i cili të njëjtën natë siguroi pjesëmarrjen në "Euro 2020", shkruan sot Koha Ditore.