Derbi më i madh anglez zë skuadrat në formë të ndryshme

Derbi më i madh anglez zë skuadrat në formë të ndryshme

19 October 2019 10:13

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, beson se ndeshja ndaj Liverpoolit do të jetë mundësi e mirë për ekipin e tij që t'i kthehet fitores pas rënies alarmante kohët e fundit. Derbi më i madh i Anglisë, do të zhvillohet të dielën në stadiumin "Old Trafford" prej orës 17:30 në kuadër të xhiros së nëntë të Premier Leagues.

Dallimi në formë mes dy klubeve më të suksesshme të futbollit anglez është i madh, me Liverpoolin në krye të tabelës me tetë fitore në po aq ndeshje të luajtura dhe Manchesterin që në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore dhe zë vendin e 12-të me nëntë pikë. Liverpooli që është kampion në fuqi i Evropës, është në seri prej 17 fitoreve rresht në kampionat, derisa Manchesteri këtë edicion ka startin më të dobët në tri dekadat e fundit, shkruan sot Koha Ditore.

Për ndeshjen me Liverpoolin, skuadra e Manchesterit nuk do të ketë në dispozicion të lënduarit Paul Pogba e David De Gea, por trajneri Solskjaer insiston se ekipi i tij nuk do të mposhtet. Në fakt, Manchesteri në tetë ndeshjet e fundit me Liverpoolin, ka vetëm një fitore - 2:1 në mars të vitit të shkuar në shtëpi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme