Sport

La Liga insiston për një ndeshje në Miami

La Liga insiston për një ndeshje në Miami

Liga e Spanjës nuk po heq dorë nga ideja që një ndeshje të rregullt të edicionit ta zhvillojë në Miami edhe pse edicionin e shkuar i dështoi plani pas kundërshtimit të Federatës së Futbollit të Spanjës.

Mediumet spanjolle kanë njoftuar të enjten se La Liga tashmë ka kërkuar nga Federata e Spanjës që ndeshja kampionale ndërmjet Villarrealit dhe Atletico Madridit, e paraparë për 6 dhjetor, të luhet në "Hard Rock Stadium" të Miamit. Si Villarreali ashtu edhe Atletico janë pajtuar të luajnë takimin kampional në SHBA, shkruan sot Koha Ditore.