Sport

Barcelona nuk do ta kthejë Coutinhon

Foto: Reuters

Mesfushori brazilian, Philippe Coutinho, nuk do të kthehet te Barcelona në fund të këtij edicioni, pasi klubi nga La Liga dëshiron të lirohet nga ai.

Kështu ka njoftuar të enjten gazeta spanjolle “Diario AS”. Coutinho para fillimit të këtij edicioni u huazua te Bayerni dhe ekipi gjerman ka të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 120 milionë vitin e ardhshëm, transmeton Koha Ditore.

Në rast se Bayerni nuk e blen Coutinhon, atëherë Barcelona do të kërkojë blerës në Premier League, pasi më herët disa skuadra kanë treguar interesim për shërbimet e tij.

Coutinho te Barça u pati transferuar në janar të vitit të shkuar nga Liverpooli për 145 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023.