Sport

Kosova në fazën e dytë të kualifikimeve për Botërorin në futsall

Kosova në fazën e dytë të kualifikimeve për Botërorin në futsall
 

Përzgjedhësi i Kosovës në futsall (futboll i sallës), Ramadan Cimili, të enjten ka publikuar listën me emrat e lojtarëve në të cilën llogarit për ndeshjet e raundit kryesor të kualifikimeve për Botërorin e vitit 2020.

Në raundin paraeliminator, Kosova ishte renditur e dyta në grup prapa Bjellorusisë dhe para Norvegjisë e Andorrës. Kështu është kualifikuar për raundin kryesor kualifikues, shkruan Koha Ditore. Kosova është në grupin e dytë së bashku me Ukrainën, Slloveninë dhe Maqedoninë e Veriut.