Laura Fazliu në garë për të bronztën në Botërorin për juniorë

Laura Fazliu fiton të bronztën në Botërorin për juniorë

17 October 2019 15:13
18:08

Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos për juniorë.

Ajo mposhti në luftën për të bronztën, çeken Renata Zachova, për t’u pajisur me medalje në kategorinë deri 63 kilogramë.

Kujtojmë se sot u eliminua në kategorinë 57 kilogramë xhudistja Flaka Loxha, e cila në ndeshjen e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë e mposhti me Ippon amerikanen Mariah Holguin. Por, humbi meçin e dytë me Wazaari nga koreanja Mimi Huh.

Të shtunën në këtë Botëror garon edhe Shpati Zekaj.

15:13

Laura Fazliu në garë për të bronztën në Botërorin për juniorë

Xhudistja Laura Fazliu do të luftojë për medaljen e bronztën në Botërorin për juniorë që është duke u mbajtur në Marrakesh të Marokos.

Në repesazh xhudistja kosovare e mposhti gjermanen Annabelle Winzig në kategorinë 63 kilogramë, transmeton Koha.net.

Në luftë për të bronztën Fazliu duhet ta mposhtë çeken Renata Zachova.

Kujtojmë se sot u eliminua në kategorinë 57 kilogramë xhudistja Flaka Loxha, e cila në ndeshjen e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë e mposhti me Ippon amerikanen Mariah Holguin.

Por, humbi meçin e dytë me Wazaari nga koreanja Mimi Huh.

Të shtunën në këtë Botëror garon edhe Shpati Zekaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme