Sport

Western Unitedit po i shpaguhet besimi në Berishën

Western Unitedit po i shpaguhet besimi në Berishën

Sulmuesi Besart Berisha ka zbuluar se Mark Rudan ishte personi që e bindi të kthehet në A-League, pasi trajneri i skuadrës Western United kishte besim të madh tek aftësitë e tij.

Në fakt, Berisha ka thënë se Rudan është një trajner që thjesht nuk e pranon humbjen dhe për këtë arsye pranoi të jetë pjesë e ekipit të tij pas 18 muajve të vështirë që i pati në Japoni te Sanfrecce Hiroshima, transmeton Koha Ditore shkrimin e A-League.