Rakitiq mendon seriozisht për largim nga Barça

Rakitiq mendon seriozisht për largim nga Barça

16 October 2019 21:16

Mesfushori kroat Ivan Rakitiq është duke menduar seriozisht që të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit, pasi po kërkon minutazhë më të madhe, raportoi gazeta “Marca” të mërkurën.

Manchester Unitedi dhe Juventusi janë përmendur si klube të interesuara për transferimin e kroatit. Rakitiqit i është zvogëluar dukshëm minutazha pas transferimit të Frenkie de Jongut, transmeton Koha Ditore. Ai ka mbetur prapa De Jongut, Sergio Busquetsit dhe Arthurit për një pozitë në mesfushë.

Rakitiq po shpreson të kalojë në një top-klub në tentim për të gjetur formën para Evropianit të vitit 2020.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme