Sport

Challandes thotë se nuk lejon më përplasje mes futbollistëve për penallti

Foto: Reuters

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka thënë se kanë bërë përgatitje për të parandaluar situata jo të mira mes futbollistëve të kombëtares, në rastet e situatave standarde apo penalltive.

Në ndeshjen me Anglinë, Valon Berisha e Vedat Muriqi kishin pasur një debat se cili të gjuajë penalltinë. Këtë situatë Challandesi e ka komentuar në konferencën e së dielës, një ditë para ndeshjes me Malin e Zi.

“Kemi bërë përgatitje për situata standarde dhe për penallti për të parandaluar situata jo të mira. Ne e kemi një listë. Ajo që ka ndodhur në Angli nuk ka qenë e mirë”, ka thënë Challandes.