Kosova shënon fitore historike në Botërorin e karlingut

Kosova shënon fitore historike në Botërorin e karlingut

13 October 2019 17:01

Kombëtarja e Kosovës në karling ka shënuar fitoren e parë në histori duke e mposhtur Nigerinë 9 me 3 në karling për mikse, në Kampionatin Botëror që po mbahet në Aberdeen të Skocisë.

Kosova po përfaqësohet në këtë kampionat me garuesit Mirjeta Shatri, Erik Shabaj, Eldena Dakaj dhe Peter Andersen.

Ndeshjen e parë, atë ndaj Sllovakisë, Kosova e humbi me rezultat zyrtar për shkak të arritjes me vonesë në Skoci, shkak i problemeve me viza.

Krahas Sllovakisë e Nigerisë, në grup me Kosovën janë edhe Kanadaja, Bjellorusia, Estonia, Gjermania dhe Hong Kongu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme