Sport

Lëndohet Alexis Sanchez

Foto: Reuters

Raportohet se Alexis Sanchez ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë angazhimit me kombëtaren e tij, Kilin.

Mediat italiane raportojnë se ylli i Interit ka lënduar ligamentet gjatë barazimit pa gola ndaj Kolumbisë, transmeton Koha.net.

Një deklaratë e Federatës së futbollit të Kilit konfirmon se testet kanë treguar që Sanchezi ka pasur “zhvendosje të tendinëve” në kyçin e këmbës së tij.

Megjithatë, duhet të bëhen edhe disa teste dhe lojtari është kthyer në Milano për tretman.