Unitedi pas Manxhukiqit e Piatekut

Unitedi pas Manxhukiqit e Piatekut

13 October 2019 12:39

Manchester Unitedi synon që në afatin kalimtar të janarit të përforcohet me dy qendërsulmues.

Daily Telegraph raporton se “Djajtë e Kuq” synojnë që në janar të transferojnë kroatin Mario Manxhukiq nga Juventusi, e polakun Krzysztof Piatek nga Milani, transmeton Koha.net.

Piatek kishte pasur fillim të fuqishëm në Serie A te Genoa ku kishte shënuar 19 gola në 21 ndeshja, kurse te Milani ka realizuar 11 gola në 21 paraqitje. Megjithatë, këtë sezon nuk ka treguar formë shumë të lartë duke shënuar dy penalti në shtatë ndeshje.

Raportohet se Milani do të ishte i gatshëm që ta shiste polakun për 40-50 milionë euro.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme