Sport

Reali vihet pas Haalandit

Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e ri të Red Bull Salzburgut, norvegjezin Erling Haaland.

Gazeta "Marca" ka shkruar të premten se Reali po bën gati ofertë prej 30 milionë eurosh për transferimin e 19-vjeçarit në fund të këtij edicioni, transmeton Koha Ditore.

Haaland po shkëlqen këtë edicion tek ekipi austriak dhe po vlerësohet ndër sulmuesit më të mirë të rinj në Evropë. Ai ka shpërthyer këtë edicion, pasi ka shënuar 18 gola në 11 ndeshje për Salzburgun në të gjitha garat.

Haaland në fillim të këtij viti u transferua te skuadra austriake nga Molde për pesë milionë euro.

Sulmuesi norvegjez ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2023. Ai gjithashtu muajin e shkuar debutoi me Përfaqësuesen e Norvegjisë.