Sport

Lipjani ndan afro 2 milionë euro për ndërtimin e palestrës sportive

 

Komuna e Lipjanit me buxhet vetjak në vlerë prej një milion e 750 mijë eurosh ka nisë ndërtimin e një palestre sportive në hyrje të qytetit, pikërisht te lokacioni i tregut të kafshëve.

Ky objekt ka një sipërfaqe prej 2 mijë metrash katrorë dhe do t'i ketë një mijë e 200 ulëse, transmeton Koha Ditore.