Sport

Sampdoria forcohet me Bertolaccin

Foto: Getty Images

Mesfushori Andrea Bertolacci është transferimi më i ri te skuadra e Sampdorias, kanë njoftuar të martën mediumet italiane.

Bertolacci te Sampdoria është transferuar si futbollist i lirë, pasi nuk ka patur ekip dhe ka firmosur kontratë njëvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, transmeton “Koha Ditore”. 28-vjeçari, te Sampdoria shihet si zëvendësim për belgun Dennis Praet që para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Leicester Cityt.

Bertolacci edicionin e shkuar ishte pjesë e Milanit kurse karrierë ka bërë edhe te Genoa, Roma e Lecce. Ai ka 200 ndeshje të zhvilluara në Serie A, ku ka shënuar 21 gola dhe ka asistuar 20 herë.

Bertolacci ka edhe pesë ndeshje me Italinë.