Sport

Agjenti thotë se Roma është preferencë e Hysajt

Agjenti i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj ka konfirmuar se lojtari do të largohet nga Napoli dhe se Roma është ndër preferencat e lojtarit.

Hysaj ka dështuar të gjejë vend në ekipin e Carlo Ancelottit dhe sipas Mario Giuffredit lojtari do të gjejë vend në klube të tjera.

25-vjeçari që ishte afër largimit edhe sezonin e shkuar, sipas agjentit, lehtë mund të përfundojë në kryeqytetin italian.

“Roma është zgjidhje e mirëseardhur për lojtarin, nëse jo zgjedhje e parë. Kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm. Napoli mund ta humbë për asgjë dhe kjo do të ishte turp sepse kemi raporte të mrekullueshme. S’do të rinovojmë, s’ka kushte për të dhe për ne dhe Napoli e di këtë”, ka thënë ai për “Radio Punto Nuovo”. “Ndjej po ashtu se është koha për ndryshim pas katër vjet e gjysmë. S’ka nevojë për më shumë bisedime”.