Di Francesco largohet nga Sampdoria

Di Francesco largohet nga Sampdoria

07 October 2019 20:21

Eusebio Di Francesco nuk është më trajner te skuadra e Sampdorias.

Mediumet italiane kanë raportuar të hënën se Di Francesco ka arritur marrëveshje me klubin për shkëputjen e kontratës pas rezultateve të dobëta që ka arritur këtë edicion.

Sampdoria renditet në pozitën e fundit në tabelë pas shtatë xhirove të luajtura në Serie A.

Di Francesco para fillimit të këtij edicioni mori drejtimin e Sampdorias dhe firmosi kontratë deri në vitin 2022.

Ai para Sampdorias ka qenë trajner edhe te Roma, Sassuolo, Lecce e Pescara.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme