Sport

Derbi në Suharekë do të përfundojë serinë e Prishtinës apo të Ballkanit

Derbi në Suharekë do të përfundojë serinë e Prishtinës apo të Ballkanit
 

Dështimi i Llapit në ndeshjen me Ferizajn e ka “bartur” te Ballkani mundësinë e shkëputjes në tabelën e klasifikimit në IPKO Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani ka rast të hënën (sot) që të dalë në vendin e parë, nëse ia del të marrë pikë në ndeshjen me Prishtinën.

Ndeshja Ballkani - Prishtina luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë nga ora 14:30 dhe është derbi i xhiros së nëntë të kampionatit të Kosovës në futboll. Ballkani ka befasuar me rezultate të mira në fillim të edicionit dhe renditet i dyti me 17 pikë, shkruan sot “Koha Ditore”.