Unitedi e Roma ndalen me barazime në Ligën e Evropës

Unitedi e Roma ndalen me barazime në Ligën e Evropës

03 October 2019 20:52

Manchester Unitedi nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballjen me AZ Alkmaarin në xhiron e dytë të Grupit L në Ligën e Evropës.

Ekipet barazuan pa gola në një ndeshje ku për numrin e rasteve dominuan holandezët.

Në këtë grup, “Djajtë e Kuq” prijnë me katër pikë, aq sa ka Partizani. Alkmaari ka dy pikë e Astana s’ka asnjë pikë.

Më shumë se barazim s’ka arritur të nxjerrë as Roma në përballjen me Wolfsbergerin.

Ekipet barazuan 1 me 1 me Spinazzolan që realizoi për Romën e Liendlin për Wolfsbergerin.

Në Grupin J, dy këto ekipet prijnë me nga katër pikë. Borussia Monchengladbachu e Bashakshehiri kanë nga një pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme